Tuchel flet si trajner i Chelsea: Respekt maksimal për punën

Angli | 6 vite më parë

Çesi ka zgjedhur trajnerine ri, është Thomas Tuchel. Trajneri gjerman do të zëvendësojë Lampard, i cili u shkarkua në mënyrë befasuese. Gjithsesi, drejtuesit nuk kanë vonuar të bëjnë zgjedhjen e tyre, duke emëruar menjëherë trajnerin gjerman.

Tuchel ka folur fjalët e para si trajner i londinezëve në faqen e klubit: “Unë do të doja të falënderoja Chelsea për besimin që  më kanë dhënë mua dhe stafit tim. Ne të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Lampard dhe trashëgiminë që ai na la këtu te Chelsea. Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes Chelsea – është fantastike! “

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme