Besëlidhja nuk di të ndalet
Besëlidhja ka marrë fitoren e shtatë radhazi në kampionatin e basketbollit të meshkujve, ndërsa të hënën në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ka mundur me dhjetë pikë diferencë, 88-78. Kamza Basket. Një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Perioda e parë është pikë më pikë, të cilën lezhjanët e Afrim Bilalit e kanë fituar 23-19.
Besëlidhja e nis shkëputjen në periodën e dytë, që e ka fituar 30-20 dhe në pushim ka kryesuar 53-39. Avantazh që vjen duke u thelluar në periodën e tretë, e cila në fakt ka dalë barazim 14-14 dhe në total 67-53. Kamza Basket është munguar të ngushtojë avantazhin duke fituar periodën e katër 21-25, por suksesi i ka buzëqeshur Besëlidhjes, 88-78.
Pas kësaj ndeshje, Besëlidhja në vendin e parë me 14 pikë dhe Kamza Basket në vendin e tretë me 10 pikë. Në këtë mënyrë basketbolli shqiptar vijon të ofrojë emocione në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




