Euroliga në RTSH: Barcelona mbijeton në Beograd dhe merr kreun

Basketboll | 2 vite më parë

Barcelona ka fituar ne Beograd ndaj Partizanit 79-87 nën një atmosferë të tensionuar mes tifozëve vendas. Ndeshja ishte më e mirë për Partizanin në fillim ku madje arritën të shkëputeshin me 10 pikë diferencë 21-11. Por kjo nuk do të zgjaste shumë pasi menjëherë Barcelona mori masa dhe e uli në 4 pikë diferencën 23-19 në përfundim të periodës së parë.

Më tej Barcelona shpërthen duke shënuar 30 pikë në 10 minuta, ndërsa Partizani me gabime foshnjarake pothuajse e dorëzon lojën. Në periodën e tretë ndryshon gjithçka pasi skuadra vendase rifutet në lojë me anë edhe të një farë neglizhence nga skuadra katalanase kur diferenca preku +23 pikë.

Perioda e katërt e gjen Partizanin me disa trepikësha të njëpasnjëshëm që e ulin diferencën deri në 11 pikë. Pikërisht këtu Barcelona humbet qetësinë dhe nis të humbasë topa që Partizani i kthen në kundersulme të sakta.

Në fund rezultati shënon 79-80, Partizani ia del ta ulë nga -23 në -1 pike. Në momentin më kyç është Abrines që shënon trepikëshin e sigurisë për Barcelonën që e çon në +4 . Nga aty Partizani nuk ka me shanse edhe pse tenton me gjuajtje për tri pikë dhe Barcelona merr fitoren e vështirë në ferrin e Beogradit ku njëkohësisht merr edhe vendin e parë në renditje me 7-2 ndërsa Partizani bie në vendin e 15-të me 2-7.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme