Flamurtari, për herë të 15-të fitues i Superkupës së Shqipërisë

Basketboll | 2 vite më parë

Flamurtari është shpallur për herë të pesëmbëdhjetë fitues i Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Gjithçka ka ndodhur në Pallatin e Sportit në Fier, ndërsa vlonjatet e Agim Dalipit kanë patur përballë Tiranën, e cila është kampione në fuqi. Madje një javë më parë janë ndeshur mes tyre në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit, që u zhvillua në Elbasan, ndërsa fituan vajzat bardheblu. Tanimë llogaritë janë ndryshe, ndërsa vlonjatet kanë fituar periodën e parë 10-17.

Ka dhe momente tensioni mes Qosjas dhe Memushit, ndërsa ka dhe një ndëshkim me gabim teknik për pankinën vlonjate. Por gjithsesi Flamurtari nuk e ka humbur toruan, teksa ka fituar periodën e dytë 15-19 dhe në pushim ka kryesuar 25-36. 16-23 perioda e tretë për vlonjatet, që kanë thelluar në 41-59. E fundit 18-22 dhe përfundimisht 59-81.

Lojtarja më e mirë e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra ishte Xhonson, kurse kapitenes vlonjate, Tea Memushi, trofeun ia dorëzoi presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme