Besëlidhja, për herë të parë fituese e Superkupës së Shqipërisë

Basketboll | 2 vite më parë

Besëlidhja është për herë të parë fituese e Superkupës së Shqipërisë. Në një finale të dominuar tërësisht nga lezhjanët, që u luajt në Pallatin e Sportit në Fier dhe që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, në fund një fitore me 43 pikë diferencë për Besëlidhjen. 100-57 ndaj Tiranës, ndërsa Besëlidhja e Afrim Bilalit është dalluar veçanërisht në gjuajtjet për tre pikë, teksa ka realizuar 15 të tilla.

26-14 perioda e parë për Besëlidhjen. 24-12 e dyta dhe në pushim Besëlidhja ka shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin 50-26. Avantazh që ka ardhur duke u thelluar në periodën e tretë dhe të katërt e në përfundim një fitore me 43 pikë diferencë për Besëlidhjen.

Lojtari më i mirë i finales ishte Julian Hamati, kurse kupën kapitenit Beqo ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme