LeBron dhe Bronny, vjen momenti i debutimit historik kundër Phoenix

Basketboll | 2 vite më parë

Ishte thjesht një ndeshje miqësore, ajo kundër Phoenix, por në mënyrën e vet u bë historike. Për herë të parë, në fakt, LeBron dhe Bronny James ndanë parketin me fanellën e Lakers. Debutimi i dyshes së parë babë-bir që luajnë në të njëjtin ekip erdhi në fillimin periodës së dytë, kur James Jr. hyri në fushë së bashku me të atin në ditëlindjen e tij të 20-të.

Dhe ajo që e bëri edhe më të veçantë herën e parë të një çifti baba-bir të veshur me të njëjtën fanellë, ishte data, e cila përkoi me ditëlindjen e 20-të të James Jr. Rezultati përfundimtar nuk ka rëndësi, ashtu si edhe fakti që Bronny ka mbyllur 13 minuta në fushë pa mundur të shënonte, ndërsa babai LeBron ishte më i miri i skuadrës së tij me 19 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme