NBA: Super Doncic nuk mjafton, Bostoni fiton edhe finalen e dytë

Ndeshja e dytë e finaleve të NBA fitohet sërish nga Bostoni, që mposht Dallasin 105-98 duke shfrytëzuar maksimalisht faktorin fushë.
Ndeshja ka qenë më e ekuilibruar se e para, por sërish e dominuar nga Celtics: Luka Doncic përfundoi takimin me një “triple double” (32 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime), por Jrue Holiday (26) dhe Jaylen Brown (21) i dhanë epërsinë skuadrës së Mazzullës.
Seria e finaleve shkon 2-0 dhe tani spostohet në Teksas, te shtëpia e Mavericks.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




