LeBron Xhejms realizon ëndrrën, nis përgatitjet e sezonit të

Basketboll | 2 vite më parë

Në dhjetor mbush 40 vjeç dhe tani po përgatitet për të nisur sezonin numër 22 në NBA. LeBron James nuk njeh kufij dhe në këtë sezon pret që të realizojë ëndrrën e tij më të madhe. “Mbreti” është prezantuar në ditën e medies së bashku me djalin e tij të madh Broni Xhejms.

“Më kuptoni, nëse je baba në moshën time të një djali të moshës së Bronit duhet ta dini se komunikimi është i vështirë. Puna ime më detyron të jem shumë kohë larg shtëpisë ndërsa djemtë në moshën e tij zbresin në kuzhinë për të ngrënë dhe më pas largohen në dhomën e tyre për të parë televizor ose luajtur me kompiuter. Realiteti i ri për mua është një kënaqësi e madhe pasi do të shkoj në punë çdo ditë së bashku me djalin tim”, tha LeBron Xhejms.

Siç dihet Broni Xhejms do të jetë pjesë e Lakers këtë sezon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme