Shqipëria U20, disfatat nuk mbarojnë

Basketboll | 2 vite më parë

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në basketboll për vajza ka pësuar humbjen e tretë në Kampionatin Europian, Divizioni B, që është duke u zhvilluar në Sofje. Tjetër disfatë e rëndë, këtë herë nga Kroacia, e cila në fund ka fiksuar një fitore me 52 pikë diferencë, 99-47. Një periodë e parë e ekuilibruar, të cilën kroatet e kanë zgjidhur vetëm në fund, teksa kanë fituar ngushtësisht 14-12.

Kaq ishte rezistenca e vajzave kuqezi, sepse më pas gjithçka ka qenë e dominuar nga Kroacia. 34-10 perioda e dytë dhe në pushim 48-22 për Kroacinë. Një kundërshtar që ruan të njëjtin ritëm dhe në periodën e tretë, që e fiton 24-13 dhe thellon në 72-35. Ritmi mbahet i lartë dhe në periodën e katërt, që Kroacia e fiton 27-12 dhe në përfundim 99-47. Pikëshënuesja më e mirë e Shqipërisë, Anisa Bokrina me 18 pikë.

Në kapjen e topave në tabelë është dalluar Sara Murçaj me 8 të tilla, kurse në asiste Brikena Muçenji me 2 të tilla. Po kjo lojtare do të ishte e dalluar dhe në bllokimin e topave të kundërshtarit me 1 të tillë, kurse në rrëmbimin e topit të kundërshtarit në aksion e sipër do të ishte Sara Murçaj me tre të tilla. Por ajo që mbetet janë humbjet e thella në fazën e grupeve, kurse Kampionati Europian i moshës deri në 20 vjeç për vajza të martën do të jetë pushim. 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme