NBA Finals 2024, Boston dominon Dallas në takimin e parë me shifrat

Basketboll | 2 vite më parë

Seria e finaleve të NBA ka nisur me skuadrën favorite në avantazh. Boston ka mundur ekipin e Dallas duke kontrolluar të gjithë takimin. Madje në pjesën e parë, falë Kristaps Porzingis, arritën që të kalonin deri në 28 pikë avantazh.

Në periodën e tretë Dallas mori veten duke regjistruar statistika të pjesshme të rëndësishme (29-9), por Jaylen Broën u gjend gati dhe në momentin e nevojës i dha një shtysë ekipit vendas, i cili u përgjigj duke shënuar 14 pikë radhazi duke anuluar kështu aksionin e skuadrës së Mavs për të rihyrë në lojë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme