Playoff 2024 NBA, Boston mbyll serinë me Indianën dhe fluturon

Boston Celtics pas dy vitesh rikthehen që të luajnë në finalet e mëdha të NBA. Xhejlën Braun dhe Xhejson Tatum kësaj here kishin nevojën e Derrik Uajt për të mbyllur serinë me Indianën, e cila edhe një herë kapitulloi në frymën e fundit.
Ndeshja e mbrëmshme ishte e ekuilibruar pasi asnjëra nga të dy skuadrat nuk krijoi avantazh dyshifrorë. Por kur nga fundi i takimit mungonin 5:37 Indiana kishte një avantazh prej tetë pikësh.
Aty Bostoni arriti që të bënte një mrekulli të vogël duke rregjistruar një avantazh provizor 7-0 falë koshave të Braun, Tatum dhe një tri pikëshi të Uajt. Ishte ky episodi që ndryshoi fundi i takimit duke u dhënë Celtics fitoren .
Lojtari i finaleve të Konferencës së Lindjes ishte Xhejlën Braun, i cili shënoi 29 pikë (10 vetëm në periodën e katërt). Lojtari i Bostonit, kur nga fundi i takimit mungonin 65 sekonda, ishte deciziv edhe në mbrojtje duke stopuar Endrrju Nembhard. Edhe Tatum ishte mjaft i rëndësishëm për ekonominë e ndeshjes së Celtics duke shënuar 26 pikë dhe duke rrëmbyer 13 topa në tabelë.
Ndeshja
INDIANA PACERS-BOSTON CELTICS (Ndeshja 4) 102-105 (0-4)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




