Zyrtare: Pronarë të rinj për Dallas Mavericks

Bordi drejtues i NBA ka miratuar shitjen e skuadrës së baskebollit Dallas Maveriks (për një vlerë më të lartë se 4 miliardë dollarë), që tashmë është në pronësi të grupit Las Vegas Sands Corporation, që udhëhiqet nga familjet Adelson dhe Dumont.
Ish-pronari i klubit Mark Cuban betohet se nuk do të ndryshojnë shumë gjëra, përveç llogarisë së tij bankare. Nga shitja e Dallas Mavericks, që tashmë është ratifikuar edhe nga “Bordi i Guvernatorëve të NBA”, Cuban ka fituar shumë, pasi e bleu klubin për 285 milionë dollarë në vitin 2000 dhe tashmë e shiti për 4 miliardë dollarë.
Gjithsesi Cuban do të mbajë 27% të aksioneve dhe postin e zëvendës-administratorit në klub. Nga sot Dallas Mavericks bëhen pjesë e perandorisë Las Vegas Sands, që menaxhon kaziono dhe resorte luksi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




