Basketboll/Besëlidhja fiton të parën ndaj Tiranës

Besëlidhja ka arritur të triumfojë ndaj Tiranës, në finale e parë play off në basketboll për meshkuj me rezultatin 93-77, zhvilluar në “Asllan Rusi”. Një ndeshje emocionuese në praninë e shumë tifozëve. Gjithsesi, diferenca erdhi nga gjuajtjet nga distance nga ana e basketbollistëve të skuadrës lezhjane.
Pas një periode të parë të ekuilibruar, vjen më pas shkëputja e skuadrës së Besëlidhjes, e cila arriti të ruajë epërsinë deri në fund, duke mbyllur gjithcka me rezultatin 93-77. Kështu skuadra lezhjane udhëheq 1-0 me ndeshje në një sezon të dominuar prej tyre. Pas katër ditësh do të luhet ndeshja e dytë, në “Feti Borova”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




