NBA, rezervat e Suns “mundojnë” Lakers, Warriors të pestët në

Basketboll | 4 vite më parë

Këtë sezon fitoret larg San Fransiskos kanë qenë të pakta për kampionët në fuqi ashtu siç ishin edhe yjet e Kings në parketin e Sakramentos. Trajneri Mike Brown kishte vendosur që të pushonte yje si Fox, Huerter e Sabonis duke e bërë edhe më të lehtë punën e Warriors, të cilët fituan duke u ngjitur kështu në vendin e pestë të klasifikimit në Konferencën e Perëndimit. Steph Curry me 25 pikë dhe Klay Thompson me 29 ishin më të mirët në parket duke dhuruar së bashkë plot 36 asist. Sa i përket vendasve, të cilët kishin hipotekuar vendin e tretë, nuk i mjaftoi paraqitja e Metu dhe Lyles, të cilët rrealizuan nga 15 pikë secili.

Në Konferencën e Perëndimit dueli mes Suns dhe Lakers ishte më i vështirë nga ç’parashikohej për kalifornianët. Ekipi nga Arizona kishte vendosur që tu jepte pak pushim yjeve të skuadrës, por mungesa e tyre nuk u vu re pasi Lakers u munduan tej mase për të fituar. Ky sukses i James me shokë i lejuan Lakers që të qëndrojnë në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit. Sa i përket yjeve të Lakers si James dhe Davis ishin në një mbrëmje negative duke shënuar respketivisht 16 dhe 14 pikë. Për një natë për ekipin nga Los Anxhelos heronjtë ishin D’Angelo Russell (24), Austin Reaves (22) dhe Malik Beasley (21).

Ndeshjet NBA (8 Prill)

CHARLOTTE HORNETS-HOUSTON ROCKETS 109-112

INDIANA PACERS-DETROIT PISTONS 115-122

WASHINGTON WIZARDS-MIAMI HEAT 114-108

BOSTON CELTICS-TORONTO RAPTORS 121-102

ATLANTA HAWKS-PHILADELPHIA 76ERS 131-136 (koha shtesë)

BROOKLYN NETS-ORLANDO MAGIC 101-84

MILWAUKEE BUCKS-MEMPHIS GRIZZLIES 114-137

NEW ORLEANS PELICANS-NEW YORK KNICKS 113-105

DALLAS MAVERICKS-CHICAGO BULLS 112-115

SACRAMENTO KINGS-GOLDEN STATE WARRIORS 97-119

LOS ANGELES LAKERS-PHOENIX SUNS 121-107


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme