NBA, Irving deciziv për Dallas, Boston kalon Filadelfian

Kyrie Irving debutoi më fitore me Mavericks në duelin që u zhvillua në Los Anxhelos përballlë L.A. Clippers. Ylli i basketbollit amerikan ishte protagonist absolut me 24 pikët e rrealizuara. Ekipit të Dallasit i mungonte Luka Donçiç por Irving u ndihmua nga Tim Hardaway Jr. (19 pikë) dhe Reggie Bullock (18). Për Clippers nuk mjaftoi performanca e mirë e Powell (24 pikë), Mann (21 pikë), George (20 pikë) dhe Leonard (18).
Sa i përket duelit mes dy ekipeve më të mira të Konferencës të Lindjes u fitua nga ekipi i Bostonit. Për Celtics triumfi përballë Filadelfias ishte mjaft i rëndësishëm jo vetëm për nivelin e rivalit por edhe për ti dhënë një sinjal NBA. Sixers rrealizuan 28 pikë nëpërmjet Joel Embiid e 26 me James Harden, por nuk ia dolën që të frenonin lojën e grupit të bërë nga Boston me lojtarë si White e Brogdon (19 pikë), dhe Blake Griffin (15 pikë).
Ndeshjet NBA (9 Shkurt)
CLEVELAND CAVALIERS-DETROIT PISTONS 113-85
BOSTON CELTICS-PHILADELPHIA 76ERS 106-99
MIAMI HEAT-INDIANA PACERS 116-111
TORONTO RAPTORS-SAN ANTONIO SPURS 112-98
WASHINGTON WIZARDS-CHARLOTTE HORNETS 118-104
HOUSTON ROCKETS-SACRAMENTO KINGS 128-130
UTAH JAZZ-MINNESOTA TIMBERWOLVES 118-143
PORTLAND TRAIL BLAZERS-GOLDEN STATE WARRIORS 125-122
L.A. CLIPPERS-DALLAS MAVERICKS 104-110
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




