Kamza Basket – Teuta, finalja e Kupës së Shqipërisë

Basketboll | 4 vite më parë

Kamza Basket – Teuta. Kjo është finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin 2022-2023, teksa gjithçka është efekti i raundit gjysmëfinal, i cili erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kamza Basket ka fituar pas kohës shtesë me Besëlidhjen në gjysmëfinale në një ndeshje që në fakt e udhëhiqte deri në përfundim të periodës së tretë. 17-25 perioda e parë për skuadrën, që drejtohet nga Eni Llazani. Kamza Basket mban të njëjtin ritëm edhe në periodën e dytë, të cilën e fiton 18-25 dhe në pushim ka kryesuar 35-50. Një avantazh që do të ishte komod për çdo skuadër, por që nuk ka ndodhur kështu me Kamza Basket. Besëlidhja e Afrim Bilalit rikthehet në parket me një ritëm tjetër. Fiton periodën e tretë 28-20 dhe ngushton në 63-70. Më pas dominon dhe të katërtën, që e ka fituar 30-23 dhe gjithçka e barabartë 91-91. Luhet pikë më pikë në kohën shtesë pas së cilës ka fituar Kamza Basket, 105-106.

Një ritëm dhe nivel më i lartë në gjysmëfinalen e dytë atë mes Teutës dhe Tirana Neptun, të cilën durrsakët e kanë fituar vetëm në sekondat e fundit me një kosh të Simpson pas së cilës ka ardhur gongu përfundimtar. Bardheblutë janë fitues në periodën e parë 19-20. Por Teuta kthen rezultatin në periodën e dytë, që e ka fituar 21-16 dhe në pushim ka kryesuar 40-36. Sërisht Tirana triumfatore në periodën e tretë 16-17 dhe “djemtë e detit” kryesojnë 56-53. 18-19 e katërt për Tiranën, por të drejtën për në finale e ka marrë Teuta, që ka fituar 74-72.

Finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj luhet të dielën në ora 17:00 dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar sikurse i gjithë ky aktivitet i koshit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme