NBA, LeBron nuk mjafton për Lakers, Miami mposht Boston

Basketboll | 4 vite më parë

Në NBA ka nisur java e rivaleve ku në program ka ndeshje mes ekipesh që kanë llogari me njëra-tjetrën. Njëra prej atyre është edhe derbi i Los Anxhelosit. Clippers mundën mbrëmë ekipin e Lakers për herë të dhejtë radhazi (34 suksese numërojnë në 41 takimet e fundit) në një duel që nuk pati histori pasi në vetëm në dy periodat e para shënuan plot 77 pikë. Më të mirët për ekipin e drejtuar nga Lue ishin Paul George (27 pikë), Kawhi Leonard (25) dhe Terance Mann (17). Ndërkohë që për Lakers nuk mjaftoi performanca e James, autor i 46 pikëve. Në këtë ndeshje James u kthye në të vetmin lojtar të NBA, i cili ka shënuar të paktën një herë mbi 40 pikë përballë secilës prej 30 skuadrave të NBA. 38-vjeçarit ndërkohë që i mungojnë ende 177 pikë për të arritur edhe rekordin e Jabbar, i cili është pikëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA.

Një tjetër ndeshje e cila përjetohet shumë nga tifozeritë respektive është edhe ajo mes Miami dhe Boston. Mbrëmë ishin Heat ata që mundën Celtics falë një performance prej “All-Star”-i i Bam Adebayo. Ky i fundit ishte protagonist në fitoren përballë veriorëve kur shënoi pikët e triumfit vetëm 20.4 sekonda nga sirena. Basketbollisti mbylli takimin me 30 pikë në llogari. Për Boston fakti që janë dëmtuar shumë lojtarë nuk i ka lejuar trajnerit Mazzulla që të bëjë rotacion. Për rrjedhojë lodhja ndikoi shumë në takimin e mbrëmshëm pasi Boston në 12 minutat e fundit rrealizoi vetëm 13 pikë.

Ndeshjet NBA (25 Janar)

MIAMI HEAT-BOSTON CELTICS 98-95

NEW YORK KNICKS-CLEVELAND CAVALIERS 105-103

INDIANA PACERS-CHICAGO BULLS 116-110

NEW ORLEANS PELICANS-DENVER NUGGETS 98-99

DALLAS MAVERICKS-WASHINGTON WIZARDS 126-127

PHOENIX SUNS-CHARLOTTE HORNETS 128-97

LOS ANGELES LAKERS-L.A. CLIPPERS 115-133


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme