Teuta nuk ia del në gjysmëfinalen e Ligës Unike

Teuta nuk ia ka dalë të jetë në finale e Ligës Unike, Shqipëri-Kosovë, në basketboll për meshkuj, ndërsa faza finale është duke u zhvilluar në Pallatin e Sportit “Karagaçi” në Pejë. Ka rezistuar dhe ka bërë mirë gjithçka, ndërsa ka tentuar ta çojë edhe ndeshjen në shtesë, ndërsa Peterson ka barazuar 82-82. Por në sulmin e fundit, Erjon Kastrati i ka dhënë fitoren Golden Eagle Yllitm, 84-82, e cila është dhe fituesja në fuqi e Ligë Unike.
21-15 perioda e parë për Golden Eagle Ylli. Teuta reagon mirë dhe duke fituar periodën e dytë 15-23 arrin që në pushim të jetë në avantazh 38-36. Pas pushimit Golden Eagle Ylli reagon përsëri mirë. 22-18 perioda e tretë për skuadrën nga Suhareka, e cila është në udhëheqje të rezultatit, 58-56.
26-26 e fundit dhe përfundimisht 84-82 për Golden Eagle Ylli. Kështu Teuta do të luajë të enjten për finalen e vogël të vendet 3-4, ndërsa Golden Eagle Ylli përsëri në finale për të mbrojtur trofeun e Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj në edicionin e dytë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




