Rikthehen aktivitetet kombëtare të koshit

Rikthehen aktivitetet kombëtare të basketbollit. Pas një ndërprerje dyjavore, kjo për shkak të temperaturave të ftohta në ambientet ku luhet sporti i koshit, basketbolli do të zbresë në parket këtë fundjavë. Kështu të premten në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në ora 16:00 dhe 18:00, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Kjo sipas çifteve të përcaktuara më parë, Tirana Barleti Basket – Flamurtari dhe Partizani – Tirana. E finalja, të shtunën në ora 17:00 në fushën e fitueses së çiftit Tirana Barleti Basket – Flamurtari.
E diela do të jetë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Respektivisht në sallën sportive “Farie Hoti” dhe në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër në ora 18:00 do të luhen Tirana – Teuta dhe Vllaznia – Kamza Basket. E finalja të hënën në ora 18:00 në fushën e fitueses së çiftit Tirana – Teuta. Kampionati i Superligës për meshkuj nis më 10 shkurt. Më 12 shkurt nis Kampionati i femrave, kurse më 5 shkurt ai i Kategorisë së Parë për meshkuj, gjithnjë për fazën e dytë. E gjithashtu dhe kampionatet e moshave 16 dhe 18 vjeç, djem e vajza këtë fundjavë. E rëndësishmë është që tashmë sporti i koshit do të jetë në parket.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




