Teuta, fitorja e pestë në Ligën Unike

Basketboll | 5 vite më parë

Teuta ka marrë të mërkurën në mbrëmje fitoren e pestë në Ligën Unike, Shqipëri-Kosovë, në basketboll për meshkuj. “Djemtë e detit”, të drejtuar nga Melzin Lazimi, kanë mundur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, Rahovecin, 83-80. Durrsakët e kanë nisur mirë ndeshjen, ndërsa kanë fituar periodën e parë 23-17. Ka reaguar Rahoveci, teksa duke fituar periodën e dytë, 23-22, ka ngushtuar në 45-40 për durrsakët.

24-15 perioda e tretë për Teutën me totalin 69-55. Por e katërta, që ka përfunduar në shifrat 14-25 për Rahovecin, ka rrezikuar suksesin e durrsakëve, e cila ishte ngushtësisht, 83-80 për Teutën. Për trajnerin e Teutës, Melzin Lazimi, këto ulje e ngritje janë të pritshme në një situatë të ftohtë në të cilën janë zhvilluar stërvitjet, apo dhe ndeshja me Rahovecin.

Ndërkohë Prizreni-16 ka mundur Tiranën, 107-89. E enjtja do të jetë për përballjet Vllaznia – Kamza Basket dhe Peja – Golden Eagle Ylli. Po kështu ka nisur Liga Unike edhe për femra, ndërsa Bashkimi i Prizrenit ka mundur Partizanin, 71-59, kurse Tirana do të jetë në transfertën e Prishtinës. E vetmja ndeshje e shtyrë, kjo dhe për shkak të kushteve atmosferike, është Penza – Flamurtari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme