NBA, fitore për Philadelphia e Golden State

Vetëm dy ndeshje u luajtën natën e fundit të NBA. Los Angeles Lakers, e detyruar të heqë dorë nga LeBron James për shkak të dëmtimit, humbi 105-87 përballë Filadelfias, pavarësisht një Anthony Davis me 31 pikë dhe 12 kërcime; më pas buzëqeshin Sixers, në fitoren e tretë radhazi falë 26 pikëve dhe 9 kërcimeve të Joel Embiid. Golden State triumfoi ndaj Minesota 124-115, falë Splash Brothers: 29 pikë për Steph Curry dhe 23 për Klay Thompson.
REZULTATET
PHILADELPHIA 76ERS-LOS ANGELES LAKERS 105-87
GOLDEN STATE WARRIORS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 124-115
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




