LeBron nuk mjafton, Lakers munden nga Phoenix

Phoenix “arratiset” në pjesën e dytë dhe mund Los Angeles Lakers, të cilëve nuk u mjaftuan 34 pikët e LeBron James për të shmangur humbjen e tretë radhazi. Nga ana tjetër, janë tre suksese radhazi për New Orleans, që i reziston 39 pikëve të Damian Lillard. Fitore e rëndësishme për Dallasin, që ndal serinë e Minesotës. Miami gjithashtu bëri mirë (26 pikë secili për Herro dhe Robinson) dhe Neë York Knicks, duke fituar në shtëpi pas pothuajse një muaji.
NDESHJET
LOS ANGELES LAKERS-PHOENIX SUNS 90-108
NEW ORLEANS PELICANS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 111-97
DALLAS MAVERICKS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 114-102
MIAMI HEAT-INDIANA PACERS 125-96
NEW YORK KNICKS-DETROIT PISTONS 105-91
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




