Tirana, fitore me përmbysje në Ligën Unike

Basketboll | 5 vite më parë

Tirana Neptun jo vetëm që ka triumfuar me përmbysje ndaj Kamza Basket, por e ka mbyllur fazën e parë të Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj në mesin e tabelës së renditjes. 104-102 për bardheblutë e Erkand Karajit, që kanë marrë kështu fitoren e katërt në shtatë javë të Ligës Unike. Luhet pikë më pikë në periodën e parë, të cilën Tirana e ka fituar 25-24.

E barabartë perioda e dytë, 27-27, dhe në pushim bardheblutë kanë kryesuar me një pikë diferencë, 51-52. Në periodën e tretë, Kamza Basket dallohet për gjuajtjet për tre pikë, ndërsa janë katër të tillë të Bruks. 31-19 perioda e tretë dhe në total 82-71 për skuadrën e Eni Llazanit. Ka dhe nervozizëm, aq sa janë larguar plot shtatë lojtarë me pesë gabime personale, tre për Kamza Basket (Thano, Alimani dhe Eldrixh) e katër për Tiranën (Brari, Hysenagolli, Hysa dhe Koko).

Mirëpo Tirana ka forca për ta bërë të veten këtë ndeshje, ndërsa fiton periodën e katërt 20-33 dhe në përfundim 102-104 për bardheblutë e Karajit. Ndërkohë, po për javën e shtatë të Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj, Golden Eagle Ylli ka fituar me Prizreni-16, 69-52 dhe si e tillë është shpallur kampione e dimrit.

Faza e dytë e Ligës Unike nis më 15 e 16 janar, kurse për femra java e fundit nis të hënën me derbin Partizani – Tirana, për të vazhduar të martën me Flamurtari – Prishtina e të mërkurën Penza – Bashkimi Prizren.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme