Kamza Basket, tjetër fitore në Ligën Unike

Basketboll | 5 vite më parë

Kamza Basket ka arritur fitoren e dytë në Ligën Unike, ndërsa mbrëmjen e së shtunës, në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt, ka mundur Vllazninë, 82-72. Duket si një “refresh” i ndeshjes së kampionatit, kjo në Superligën e Meshkujve, sepse të mërkurën skuadra e trajnerit Eni Llazani pat fituar në Shkodër, 99-85. Në fakt shkodranët e kanë nisur mirë periodën e parë, ndërsa është luajtur pikë më pikë dhe në fund Vllaznia fiton 18-16. Kamza Basket përmirëson lojën.

Jo vetëm gjuajtje për tre pikë, por dhe spektakël në realizimin e koshave me vlerën e dy pikëve. 21-10 perioda e dytë dhe në pushim, Kamza Basket ka kryesuar 37-28. E ruan këtë diferencë pikësh Kamza Basket edhe në periodën e tretë, pavarësisht se përfundoi në barazim 22-22. Në total 59-50. 23-22 perioda e fundit për Kamza Basket, e cila vulos suksesin e skuadrës vendëse, 82-72.

Për Vllazninë kjo ishte humbja e dytë në Ligën Unike, sepse një javë më pare u mund në Shkodër nga Golden Eagle Ylli, 67-79 Menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH Sport kanë ardhur Niko Thano dhe Eni Llazani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme