Giannis Antetokounmpo, super rinovim me Bucks: 188 milion euro

Telenovela për të ardhmen e Giannis Antetokounmpo ka përfunduar. Dy herë Mvp i Lega ka komunikuar personalisht vendimin e tij përmes mediave sociale: rinovimi me Milwaukee Bucks. Gjatë Free-Agency të NBA-së, e ardhmja e basketbollistit grek ishte në qendër të shumë thashethemeve pasi ai do të kishte qenë “i lirë” në qershor 2021.
Por sot tymi i bardhë i shumëpritur ka mbërritur. Giannis ka rinovuar për 5 vite të tjera për shumën prej 228 milion dollarë (188 milion euro) të cilat, duke shtuar dhe të këtij sezoni, përbëjnë 256 milion në 6 sezonet e ardhshme. Milwaukee arrin në goditjen e madhe për të mos humbur yllin e tij edhe nëse përforcimet që ai kërkoi nuk kanë arritur ende: “Kjo është shtëpia ime, ky është qyteti im. Unë jam i bekuar të jem pjesë e Bucks në 5 vitet e ardhshme, le t’i bëjmë këto vite të rëndësishme, shfaqja vazhdon”, ishin fjalët e publikuara për të dhënë njoftimin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




