EUROLIGA, Real Madrid, fitorja e katërt radhazi

Basketboll | 6 vite më parë

Milano humbet të parën në shtëpi, Alba Berlin fiton në dy sekondat e fundit

Real Madrid regjistroi fitoren e katërt radhazi në Euroligë, duke mundur rivalët e përjetshëm, Makabi Tel Aviv 79-63 në kryeqytetin spanjoll. Reali tani ka 5-4, ndërsa makabi me 3-6. Gabriel Deck udhëhoqi me 16 pikë për spanjollët ndërsa Kampaco me 12 assist. Per Makabin Scoti Ëilbekin shënoi 18 pikë dhe Zizic me 14 pikë. Në 10 minutat e para madrilenët shënuan 6 trepiksha nga 9 tentativa duke udhëhequr 29-18. Në pushimin e madh Los Blancos avancuan në 45-32, më tej në periodën e tretë 68-52, duke administruar këtë avantazh deri në fund të takimit. Crvena Zvezda mori një fitore të madhe në trasfertë ndaj Armani Milano 79-87 për të mbyllur një ecuri prej 3 humbjesh radhazi. Jordan Loyd shënoi 17 pikë, ndërsa Cory Ëalden me 15 pikë për Zvezdën që tani ka 4-5. Milano ndërkohe me 3-3 mori humbjen e parë në shtëpi edhe pse 5 lojtarë shënuan me 2 shifra. Milano luajti ndeshjen e dytë në Euroligë që nga 16 tetori pas një pushimi të gjatë për shkak të rasteve me Covid në skuadër. Alba e Berlinit fitoi me Lionin 76-75 falë një trepikëshi në fund me Peyton Siva në 2 sekondat e fundit. Ishte e vështirë për francezët kjo humbje pasi kishin udhëhequr gjithë takimin. Në periodën e tretë madje Lioni kishte avantazhin me 2 shifra por gjermanët rfuzuan të dorëzoheshin falë trepikshave të shënuar nga Siva. Luke Sikma u dallua për Albën me 16 pikë , kjo ishte ndeshja e tij e parë për këtë muaj. Mustafa Fall shënoi për francezët 25 pikë me 10/12 në gjuajtet nga loja dhe 10 topa të zotëruar në tabelë. Lion është me 1-6, ndërsa  Alba me 2-5.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme