Çmenduri, një lojtar i Argjentinës bleu një kafshë për të mbrojtur

Pas festimeve ndryshe nga pjesa tjetër pas triumfit në Katar, Dibu Martinez është sërish në krye të lajmeve. Portieri kampion bote i Argjentinës, protagonist i madh i turneut dhe finales së fituar me penallti ndaj Francës, u rikthye në Angli te klubi i tij, Aston Villa, me të cilin ishte sot në stol në ndeshjen e fituar në shtëpinë e Tottenhamit.
Gjithsesi, ai e ka gjetur një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Bëhet fjalë për mënyrën që ka zgjedhur për të siguruar medaljen e fituar. Në vend që të mbështetej në një kasafortë ose një agjenci të madhe sigurimesh, Martinez ka zgjedhur një mënyrë alternative për të mbrojtur medaljen e çmuar të artë të rezervuar për fituesit e Kupës së Botës.
Zgjedhja e Dibu ra mbi një qen roje “special”, është Malinois belg, 30 kg muskuj dhe shkathtësi për një nga racat më të adoptuara nga ushtritë dhe shërbimet speciale nga e gjithë bota, madje edhe nga trupat amerikane të Marinës Seals të punësuar në kapjen e Bin Laden.
Kostoja e qenushit të madh, i cili përveç mbrojtjes së medaljes, do të kujdeset për gruan e tij Amanda dhe fëmijët Santi dhe Ava, është 20 mijë paund, dorëzuar tek Elite Protection Dogs, tashmë të famshëm mes VIP-ave dhe sportistëve të kalibrit të Hugo Lloris, Ashley. Cole dhe Mike Tyson.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



