Mbappé zbulon atë që i tha Messit pas finales së Botërorit

Uncategorized | 4 vite më parë

Një finale ende e vështirë për t’u tretur. Edhe me rifillimin e Ligue 1, Kylian Mbappé nuk mund të heqë dorë nga zhgënjimi i humbjes përballë Argjentinës, me shokun e skuadrës te PSG, Lionel Messi, që më në fund ngriti Kupën e Botës. Kampioni francez u rikthye menjëherë për t’u vendosur në kampionatin francez, duke qenë vendimtar në fitoren ndaj Strasburgut. Megjithatë, në intervistën pas ndeshjes, fokusi ishte edhe një herë te humbja në finale e Kupës së Botës.

Mbappe, të cilit nuk i mjaftoi tripleta e shënuar dhe titulli i golashënuesit më të mirë të turneut për të triumfuar në Kupën e Botës, në fakt ka zbuluar se çfarë i tha Messit pas përfundimit të penalltive që kurorëzoi Argjentinën. “Kam folur me Messin pas ndeshjes – zbulon kampioni francez –, e përgëzova. Fitimi i Kupës së Botës ishte i rëndësishëm për të, por edhe për mua. Por humba dhe mendoj se duhet të tregojmë pjekuri dhe të urojmë këdo që fiton”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme