Messi-t i ofrojnë 1 milionë $ për “bisht”-in

Uncategorized | 4 vite më parë

Manteli tradicional i vendeve të Gjirit Persik që u vesh nga Lionel Messi në momentin që ngirit Kupën e Botës ka një çmim. Mediat britanike kanë zbuluar sot se për “bisht”-in është interesuar një avokat dhe anëtarë i Parlamentit të Omanit, Ahmed Al Barwani.

Oferta – “Nga Sulltanati i Omanit dua të uroj Messi-n për fitimin e Katar 2022 dhe… bisht-in arab, simbolin e zgjuarsisë dhe kalorësisë. Unë ju ofroj 1 milionë dollarë për bisht-in”, ishte oferta e bërë publike nga  Ahmed Al Barwani nëpërmjet një statusi në “Twitter”.

(Ahmed Al Barwani)

Arsyeja – Për mediat lokale më tej avokati shpjegoi se mantelin tradicional dëshironte ta blinte për ta ekspozuar në një sallë të veçantë. Për 41-vjeçarin “bisht”-i i veshur nga Messi ka shumë rëndësi pasi “tregon se për botën arabe asgjë nuk është e pamundur” dhe se “do të bëjë që të gjithë të ndihen krenarë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme