Mbappe i tërbuar, nuk kursehet ndaj shokëve

Uncategorized | 4 vite më parë

Franca ka Kylian Mbappe dhe kjo, edhe pa e fituar Botërorin në Katar, është sinonim i garancisë për të ardhmen. Kampioni transalpin në finalen e humbur ndaj Argjentinës shënoi një tripletë, por nuk mjaftoi për të ngritur trofeun për të dytin edicion radhazi. I kritikuar shpesh se mendon më shumë për veten sesa për skuadrën, Mbappé në rastin më të rëndësishëm dëshmoi të kundërtën duke luajtur rolin e liderit. Në pjesën e pare, kur Franca po humbiste 0-2, sulmuesi mbajti një fjalim të furishëm që zgjoi skuadrën.

Qëndrimi përballë të gjithëve, të rinj e të vjetër në grup. Kapiteni pa shiritin në krah, por me një dëshirë të pakrahasueshme për të fituar, Mbappé qortoi bashkëlojtarët e tij: “Kjo është ndeshja e jetës dhe ne nuk mund të luanim më keq – raporton As -. Çfarë mund të bëjmë? A do t’i lëmë të vazhdojnë kështu? Apo të fillojmë të vendosim intensitet dhe të fitojmë duele? Le të japim më shumë! Është finalja e Kupës së Botës, janë dy gola, por mund të kthehemi!”

Vërtet pati një rikthim, fillimisht 2-2 në nëntëdhjetë minutat dhe më pas 3-3 në kohën shtesë, por nuk mjaftoi që Franca të fitonte Kupën e Botës. Një zhgënjim i madh për Mbappe, i cili megjithatë tregoi një tipar tjetër pjekurie, këtë herë me klubin e tij. Për të larguar zhgënjimin me kombëtaren, tre ditë pas finales ai u paraqit në stërvitje me PSG-në, pak orë pasi u vu sërish në shënjestër të portierit argjentinas, Emiliano Martinez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme