Argjentinasit fitues të këqinj, Martinez feston me kukullën e

Portieri kontrovers i Argjentinës rrezikon që të kompromentojë një herë e përgjithmonë marrëdhënien delikate mes Messi-t dhe Mbappe-s. Siç dihet dyshja e sulmit e PSG-së nuk shquhet për marrëdhënie të mira në të shkuarën dhe tani pas finales të Kupës së Botës situata mund të përshkallëzohet.
Kukulla – Ditën e djeshme u vu re qartë se portieri titullar i Argjentinës kishte diçka personale me sulmuesin e Francës, i cili i shënoi katër herë në finalen e madhe të Katar 2022. Teksa parakalonte në autobusin e hapur në rrugët e Buenos Airesit, “Dibu” Martinez u shfaq krah Messi-t me një kukull, e cila kishte fytyrën e Kylian Mbappe. Mediat franceze kanë kritikuar ashpër portierin argjentinas, i cili me këtë gjest mund të kompromentojë sezonin e klubit nga Parisi duke krisur edhe më shumë lidhjen Messi-Mbappe.

Arkivol – Dje disa tifozë të Argjentinës më shumë se të festonin triumfin e kombëtares së tyre në Botëror u morën me “festimin” e ditëlindjes të Kylian Mbappe. Në një lagje të Buenos Airesit disa tifozë argjentinas i vunë zjarr disa arkivolëve që kishin fytyrën e Kylian Mbappe-s.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



