Presidenti i Kenias mesazh ironik për Francën

Uncategorized | 4 vite më parë

Franca humbi fianlen dhe nuk përsëriti triumfin e 2018 ndërkohë që presidenti i Kenias nuk humbi kohë dhe i dedikoi një mesazh një pjese të mirë të ekipit të drejtuar nga Deshamps. Me anë të një postimi në “Twitter”, ashtu siç është e bërë e modës në këto kohë, William Ruto postoi një fotografi me disa prej lojtarëve francezë me origjinë afrikane duke e shoqëruar edhe me një mesazh po aq ironik.

“Urime Argjentinës që fitoi Kupën e Botës. Skuadra ime afrikane luajti një Botëror ekselent. E gjithë loja ishte perfekte”, ishte mesazhi i Ruto, i cili brenda pak kohësh mori 1600 përgjigje.

Me këtë postim Ruto qartazi i referohej 15 lojtarëve francezë me rrënjë afrikane. Madje secilit prej tyre kishte edhe flamurin e shtetit kujt i përkiste.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme