Kampionët e Botës në Buenos Aires, është festë

Uncategorized | 4 vite më parë

Avioni i kampionëve të botës nga Argjentina u ul në Buenos Aires kur ishte pak pas orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale. Në pistë, autobusi i hapur gati për të marrë Messin dhe lojtarët e tjerë në qendër të qytetit. Në vend është shpallur një festë kombëtare: mijëra njerëz tashmë janë rreshtuar në rrugë, gati për të përshëndetur kampionët e botës të “Katari 2022”. Messi dhe Scaloni ishin të parët që zbritën nga avioni, të ndjekur nga i gjithë ekipi.

Zbritën në tapetin e kuq dhe shkuan drejt e në autobusin që i priste për t’i çuar në selinë e Federatës. De Paul, Dibu Martínez, Lautaro Martínez, Nicolás Otamendi dhe Julián Álvarez u ngjitën në çatinë e autobusit. Skuadra kaloi nën harkun e triumfit me mbishkrimin “Grazie Campioni”. Ministria e Sigurisë në Buenos Aires përfshiu rreth 5000 ushtarë. Ka edhe pjesëtarë të policisë së sigurisë së aeroportit. Pas orëve të para të mëngjesit filloi një lëvizje e vazhdueshme e automjeteve dhe kolonave të burrave me uniformë, si në mbërritje ashtu edhe në nisje.

<p></p>

<p></p>

<p></p>

<p></p>

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme