Kroacia në festë për vendin e tretë në Kupën e Botës

Uncategorized | 4 vite më parë

Mijëra njerëz në Zagreb dhe në qytetet e tjera të mëdha kroate festuan pushtimin e vendit të tretë në Kupën e Botës nga kombëtarja vendase, me mitingje, parada të improvizuara, muzikë, këngë dhe fishekzjarre. Në kryeqytet, pika vendimtare e festës ishte, sipas traditës, sheshi qendror Bana Jelacica, ku ndeshja kundër Marokut u transmetua në një ekran gjigant dhe ku mbështetësit e Modric dhe shokët e tij, me fanella tradicionale me kuadrate, kanë brohoritur me parulla dhe lavde për skuadrën e trajnerit Zlatko Dalic, mes valëvitjes së flamujve.

Festimet të shumta u regjistruan edhe në Split, Rijeka, Osijek, pavarësisht nga moti i ftohtë dhe shiu. Presidenti Zoran Milanovic me një mesazh në Tëitter ka uruar kombëtaren duke thënë se lojtarët në Katar që nga fillimi i Kupës së Botës kanë treguar karakter, shkathtësi dhe forcë, duke luftuar deri në fund dhe e meritojnë medaljen. Më shumë festime priten në kthimin në shtëpi të kombëtares kroate.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme