Plani “anti Mbappé”, Scaloni vendos për mbrojtjen me 5 lojtarë

Lionel Scaloni tha sot në konferencën për shtyp se e ka në mendje formacionin e zgjedhur për finalen e madhe të Botërorit. Me këtë deklaratë trajneri i Argjentinës nuk ka surprizuar askënd pasi prej dy ditësh me radhë ai ka provuar të njëjtën skemë në stërvitje, fakt ky që tregon se tashmë ka vendosur të rreshtojë të tijët me skemën 5-3-2.
Në mbrojtje Scaloni ka preferuar që të aktivizojë Lisandro Martínez, Otamendi-n dhe Romero-n me Molina dhe Acuña nga krahët. Kjo zgjedhje siç dihet kërkon një “sakrificë” të madhe, e cila mban emrin e Angel Di María-s. Kylian Mbappé është “armiku” numër një për 90’ dhe për këtë arsye Scaloni ka vendosur që në këtë ndeshje të shtojë forcat në mbrojte.
Në mesfushë Scaloni ka vend vetëm për De Paul, Enzo Fernández dhe Alexis ndërsa repartin e sulmit do ta formojë dyshja Messi dhe Julián Álvarez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



