Kroacia, Dalic: Një bronz me reflektime të arta

Pas fitores ndaj Marokut në “finalen e vogël” të Botërorit 2022, Zlatko Dalic është mjaftuar me vendin e tretë. “Ky është një bronz me reflektime të arta – tha trajneri i Kroacisë -. Ne fituam një mdeshje të vështirë, ishte fantastike. Kjo është një medalje për Kroacinë dhe për të gjithë popullin kroat. Për të gjithë ata që na duan në rajon dhe në botë”.
“Vërtetë fantastike, ne fituam dy medalje në dy Kupa Botërore, më duhet t’i përgëzoj shumë lojtarët e mi. Do të doja t’ia kushtoja këtë fitore një njeriu që filloi gjithçka, pikërisht Miroslav Ćiro Blažević, është për ty, kjo është medalja jote, unë mund të fitoj pesë medalje, por ti je trajneri i të gjithë trajnerëve”.
“Pak prisnin që 18 lojtarë të rinj, katër nga liga kroate, të fillonin ndeshjen nga minuta e parë”, vazhdoi Dalic. “Për mua kjo medalje bronzi është e artë, ta fitosh atë në një garë të tillë është e mrekullueshme. Një gjë fantastike për popullit tonë”.
“Sot luajtën të gjithë ata që ishin të shëndetshëm dhe në formë, ne donim të përdornim një taktikë tjetër. Orsic ishte shumë i mirë, të gjithë punuan mirë, duke dhënë më të mirën. Ishte ndeshja e shtatë, është mirë të shkosh në shtëpi si fitues”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



