Kroacia, Daliç: Duam podiumin

Trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Dalic ka komentuar “finalen e vogël”, atë për vendet 3 dhe 4 ku përballë do të jetë Maroku. Sigurisht, objektivi i kroatëve është që të ngjiiten në podium, pavarësisht se jo i gjithë kontigjenti është në dispozicion.
Dalic ka deklaruar në konferencë për shtyp: “Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur me dëmtim në këmbë, ka probleme edhe Brozovic. Për finalen e vendit të tretë-katërt do të rreshtoj vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur, do të bëjmë gjithçka për të fituar”.
“Brozovic për momentin nuk e di nëse do të luajë, do të varet nga muskujt e tij, ai është pak i dëmtuar. Do të bëjë ndryshim të jemi të tretët ose të katërt në botë dhe ne duam të jemi ata që do të përfundojmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për një vend në podium”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



