Precedentët/ Argjentinë-Francë, historia flet për latinët e tashmja

Të dielën Argjentina dhe Franca luajnë për më shumë se një yll në fanellë. Messi do të tentojë që të ngjitet në majën e Olimpit, aty ku me Kupën e Botës në duar nuk do të mund ta rrëzojë më askush. Nga ana tjetër gjendet Mbappe, për të cilin triumfi në Katar do të thotë shumë pasi do të shpallej kampion bote për të dytën herë edhe pse është vetëm 23-vjeçar. Përtej historive që mund të ndërtojnë dy fenomenët ky takim ka shumë rëndësi pasi të dy kombëtaret ushqejnë një rivalitet të vjetër me njëra-tjetrën.
Në Kupë Bote – Takimi i parë mes dy kombëtareve daton më 1930. Edhe në atë kohë si tani Argjentina dhe Franca sfidoheshin në Kupën e Botës. Në Uruguai, “Albiceleste” kaloi 1-0 Francën. Më pas dy përfaqësueset zhvilluan disa miqësore për tu rigjetur serish në Kupën e Botës të 1978-ës atëherë kur vendasit nën drejtimin e Cesar Luis Menotti mundën Francën 2-1. Për të gjetur një sukses të Francës në këtë kompeticion nuk na duhet që të kthehemi shumë pas në kohë pasi Franca mundi Argjentinën katër vite më parë në Russi 2018, 4-3.
Të gjitha takimet mes Argjentinës dhe Francës:
15/07/1930 – Argjentinë 1-0 Francë – Kupa e Botës (Montevideo, Uruguai)
03/06/1965 – Francë 0-0 Argjentinë – Miqësore (Paris, Francë)
08/01/1971 – Argjentinë 3-4 Francë – Miqësore (Buenos Aires, Argjentinë)
13/01/1971 – Argjentinë 2-0 Francë – Miqësore (Mar del Plata, Argjentinë)
25/06/1972 – Francë 0-0 Argjentinë – Kupa e Pavarësisë (Salvador, Brazil)
18/05/1974 – Francë 0-1 Argjentinë – Miqësore (Paris, Francë)
26/06/1977 – Argjentinë 0-0 Francë – Miqësore (Buenos Aires, Argjentinë)
06/06/1978 – Argjentinë 2-1 Francë – Kupa e Botës (Buenos Aires, Argjentinë)
23/03/1986 – Francë 2-0 Argjentinë – Miqësore (Paris, Francë)
07/02/2007 – Francë 0-1 Argjentinë – Miqësore (Saint-Denis, Francë)
11/02/2009 – Francë 0-2 Argjentinë – Miqësore (Marsejë, Francë)
30/06/2018- Francë 4-3 Argjentinë – Kupa e Botës (Kazan, Rusi)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



