Maroku, krenaria e trajnerit Regragui: Kupa nuk është aq larg

“Ne i kemi treguar botës se Maroku ekziston dhe se fitorja përfundimtare nuk është aq larg”. Trajneri Ëalid Regragui është krenar për kombëtaren e tij, zbulimi i këtij Botërori, pas disfatës gjysmëfinale ndaj Francës. “Kemi humbur shumë lojtarë, duke filluar me Aguerd, dhe për ne ishte shumë – deklaroi ai – gjëja më e rëndësishme është të kemi dhënë një imazh të mirë, t’i kemi treguar botës se futbolli maroken ekziston, se kemi tifozë të mrekullueshëm, në një nivel shumë të lartë, për të fituar një Botëror do të duhet të punojmë ende, por nuk jemi shumë larg”, ka përsëritur ai.
Më pas duartrokitje për lojtarët e tij. “Djemtë luftuan deri në minutën e fundit. Ne donim të fitonim ndeshjen, por u përplasëm me një ekip të fortë. Mund të kishim shënuar, por ishte për të ardhur keq që goli nuk erdhi”.
“Ka shumë hidhërim, nuk mund të them më shumë. Ne mund të jemi krenarë duke parë se si luajtëm kundër kampionëve në fuqi – tha mesfushori maroken Sofyan Amrabat – Ne ndjemë entuziazmin e njerëzve. Gjithçka që duhet të bëjmë është që të rikuperohemi drejt ndeshjes tjetër dhe më pas të kthehemi në punë”.
“Duke parë këtë turne, gjithçka ishte shumë mirë, por tani është një moment veçanërisht i pakëndshëm sepse ishim shumë afër finales, kjo është shumë e dhimbshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



