Ja 5 arbitrat që mund të arbitrojnë finalen e Botërorit

Në Doha kanë qëndruar vetëm 12 arbitra, por për FIFA-n vetëm pesë prej tyre shikohen si kandidatë të mundshëm për të gjykuar finalen e madhe të Katar 2022.
Antonhy Taylor (Angli)

Në Botërorin që po luhet në Katar arbitri anglez ka gjykuar dy ndeshje. 44-vjeçari ka qenë i pranishëm në fushë në fitoren 3-2 që mori Gana përballë Koresë së Jugut si dhe në barazimin e bardhë mes Kroacisë dhe Belgjikës. Në këto dy takime Taylor nxorri 5 kartonë të verdhë dhe një të kuq.
Danny Makkelie (Holanda)

Holandezi gjykoi ndeshjen delikate që fitoi Argjentina përballë Polonisë (2-0). Ai gjithashtu vendosi drejtësi edhe në njërin prej takimeve më të mira të këtij Botërori atë mes Gjermanisë dhe Spanjës (1-1). Në këto dy ndeshje arbitri holandez nxorri 6 kartonë të verdhë.
Szymon Marciniak (Poloni)

Arbitri polak ka arbitruar dy herë më parë në këtë Botëror. Ai ishte kryesori i takimit që fitoi Argjentina përballë Australisë (2-1) dhe në triumfin e Francës përballë Danimarkës me po të njëjtat shifra. 41-vjeçari ka akorduar vetëm 5 kartonë të verdhë.
Abdulrahman Al-Jassim (Katar)

Arbitrit vendas i është besuar vetëm një ndeshje në këtë Botëror. Ai gjykoi në barazimin 1-1 mes SHBA dhe Uellsit. Në këtë ndeshje ai “zverdhi” 6 lojtarë.
Mustapha Ghorbal (Algjeri)

Arbitri i talentuar ka qenë protagonist në dy takime në këtë Botëror. 37-vjeçari ka arbitruar Holandë-Ekuador (1-1) dhe Australi-Danimarkë (1-0). Në këto dy ndeshje ka akorduar 4 të verdhë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



