Botërori, një tjetër ngjarje e rëndë: vdes fotoreporteri katariot,

Një tjetër gazetar humbi jetën gjatë Kupës së Botës në Katar. Po flasim për fotoreporterin e televizionit Al Kass, Khalid Al-Misslam. Sipas portalit Gulf Times, i cili raportoi lajmin, “Al-Misslam, nga Katari, vdiq papritur teksa mbulonte Kupën e Botës”. Lajmi për vdekjen e Khalid Al-Misslam vjen pak ditë pas vdekjes në Doha të gazetarit të kanalit amerikan CBS Sports, Grant Wahl, menjëherë pas ndeshjes çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës.
Në pritje të lajmeve të tjera për vdekjen e gazetarit katariot, kujtojmë se gazetari amerikan i CBS u godit nga një sëmundje në sallën e shtypit gjatë kohës shtesë Holandë-Argjentinë, u ndihmua në vend dhe u dërgua në spital, por për fat të keq atëherë nuk kishte asgjë për të bërë. Në ditët para vdekjes së tij ai kishte bërë të ditur se po trajtohej për ftohje. Wahl ishte një nga reporterët më të njohur dhe më me ndikim të futbollit në Amerikë, dhe në ditët e para të Kupës së Botës ai u bë object diskutimi për shkak se u bllokua në hyrje të një stadiumi pasi kishte veshur një fanellë në mbështetje të LGBT.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



