Ronaldo, fundi i dhimbshëm: lamtumirë Katarit mes lotësh

Imazhi simbolik i humbjes së Portugalisë është ai i njeriut simbol të saj, Cristiano Ronaldo, i cili del i përlotur pas humbjes me Marokun dhe si pasojë eleminimin e kombëtares së Santos. CR7 mori menjëherë rrugën për në dhomat e zhveshjes pa mundur të fshehë dhimbjen e madhe për humbjen në atë që është ndeshja e tij e fundit në një Botëror.
Me 196 paraqitje ndërkombëtare, Cristiano Ronaldo barazoi rekordin botëror pasi hyri si zëvendësues kundër Marokut në çerekfinalet e Kupës së Botës aktuale. CR7 hyri në lojë në minutën e 51-të, duke zëvendësuar mesfushorin Ruben Neves, teksa skuadra e tij humbi 1-0. Ai e ndan këtë rekord me kuvajtianin Bader al-Mutaëa.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili është 37 vjeç, kishte përvojën e tij të parë në gusht 2003, në moshën 18-vjeçare. Kupa e Botës në Katar është e pesta për të dhe ai është lojtari i vetëm në histori që ka shënuar të paktën një gol në pesë Kupa Botërore.




Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



