Maroku, gjysmëfinale historike: En-Nesyri eliminon Portugalinë

Uncategorized | 4 vite më parë

Përralla e Marokut në Kupën e Botës 2022 vazhdon. Pasi eliminuan Spanjën në fazën e 16-shes, djemtë e Regraguit fundosin edhe Portugalinë në çerekfinale dhe sigurojnë biletën  për një gjysmëfinale historike. Në stadiumin Al Thumama përfundoi 1-0 për afrikano-veriorët në fund të një ndeshjeje të luftuar. Në pjesën e parë En-Nesyri (42′) zhbllokoi sfidën duke përfituar nga një dalje e gabuar e Diogo Costa, më pas reagimi portugez u ndal në traversën e Bruno Fernandes. Në pjesën e dytë, CR7 & Co ngrihen dhe shtyjnë, por bunkeri maroken i reziston rrethimit. Cheddira u përjashtua në kohën shtesë. Në gjysmëfinale Maroku do të përballet me fituesin Angli-Francë.

Hirushja e Kupës së Botës në Katar vazhdon të mahniSë. Dhe këtë e bën duke konfirmuar se janë një skuadër e fortë si në aspektin fizik, ashtu edhe në karakter, ashtu edhe nga pikëpamja tekniko-taktike. Në fund të fundit, kundër Portugalisë, Ziyech dhe shokët e tij arrijnë një rezultat të jashtëzakonshëm jo vetëm sepse eliminojnë një nga ekipet më të kompletuar në turne, por edhe sepse e bëjnë këtë duke shënuar një faqe historike në Botëror.

Në të vërtetë, falë golit të En-Nesyrit, Maroku është skuadra e parë afrikane që arrin një gjysmëfinale të një Kupe Botërore. Një gol i merituar, i ndërtuar mbi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme mbrojtëse dhe shpirt ekipor, i aftë për të bërë diferencën në duelet fizike, lojërat individuale dhe të gjithë topat e lira.

Një qëndrim që, së bashku me aftësinë për të ndryshuar strukturën gjatë ndeshjes, bllokoi forcën portugeze duke dërguar në shtëpi CR7 & Co. Një qëndrueshmëri që, së bashku me cilësinë e disa individëve si Ounahi, Amrabat, Ziyech dhe En-Nesyri, po e bën Kupën e Botës të Marokut një ëndërr.

STATISTIKA”

  • Maroku është skuadra e parë afrikane që kualifikohet në gjysmëfinalet e një turneu të Kupës së Botës.
  • Portugalia është mundur nga kundërshtarë afrikanë për herë të dytë në Kupën e Botës: e para ishte në vitin 1986, përsëri kundër Marokut, në ndeshjen e saj të parë në histori kundër këtyre kundërshtarëve.
  • Para Marokut në vitin 2022, hera e fundit që një skuadër kishte pranuar vetëm një gol pas pesë ndeshjeve në një Kupë Bote ishte në vitin 2006 (Portugalia dhe Italia).
  • Portugalia nuk ka shënuar në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 2010, kundër Spanjës.
  • Youssef En-Nesyri është lojtari që ka shënuar më shumë gola për Marokun në Kupën e Botës (3).
  • Portugalia është skuadra që ka bërë më shumë gabime që çojnë në gol nga kundërshtarët e saj në këtë Botëror (3).
  • Youssef En-Nesyri ka shënuar tre gola në Kupën e Botës me vetëm tre goditje në portë.
  • Cristiano Ronaldo (22) u bë një nga pesë lojtarët me të paktën 22 paraqitje në Kupën e Botës, së bashku me Lothar Matthäus (25), Miroslav Klose (24), Lionel Messi (24) dhe Paolo Maldini (23).
  • Portugalia paraqiti formacionin e saj fillestar me moshën mesatare më të ulët në Kupën e Botës (26 vjeç, 332 ditë).

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme