Romario: Titulli i gjashtë dukej afër, por ky është sporti

Uncategorized | 4 vite më parë

“Ne brohoritëm së bashku, i gjashti u duk aty, futbolli i lumtur kishte hyrë në fushë, por nuk ishte e thënë. Vështirë të pranohet, shumë do të kenë shumë mendime se çfarë mund të ishte bërë, por vetëm kush është në fushë ai e di këtë, futbolli nuk ka receta magjike”. Kështu është shprehur Romario, ish-ylli i Kombëtares së Brazilit, kampion i Botës në vitin 1994, në një postim në profilin e tij në Instagram pas eliminimit të Selecaos në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

“Futbolli ka ndryshuar shumë, kjo Kupë e dëshmoi me ekipe të mëdha të eliminuara nga formacionet pa shumë traditë në këtë garë. Jeta vazhdon, tani është koha të hedhim një hap tjetër dhe të provojmë sërish në 2026. Ky është sporti”, përfundoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme