Neymar: Është një makth, nuk e di nëse do kthehem

“Më duket se është e gjitha një makth, nuk mund ta besoj atë që ndodhi. Kjo është një disfatë që do të rëndojë, është shumë e trishtueshme dhe do të na lëndojë për një kohë të gjatë”. Kështu, në një zonë mikse, një Neymar zemërthyer pas humbjes me penallti ndaj Kroacisë. Në fushë, pas penalltive, O Ney qau shumë dhe përpjekjet e Dani Alves dhe rivalit të tij Perisic për ta ngushëlluar ishin të kota.
Tani, me mendje të ftohtë, ai thotë se, “ne ishim duke ndjekur një ëndërr, por për fat të keq nuk arritëm ta realizonim. Në futboll, dhe jo vetëm kjo ndodh. Por dua të falënderoj popullin brazilian për dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Tani nuk dua të them nëse ka ndonjë fajtor, jam shumë i ngarkuar për të menduar për këtë”.
A do të luajë ende për kombëtaren? A do të ketë një Botëror tjetër për O Ney? “Dua të marr pak kohë për të reflektuar, për të menduar për Seleçao dhe çfarë dua për veten time. Nuk po i mbyll dyert, por as nuk mund të them që do të kthehem 100%. Nuk garantoj asgjë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



