Portugalia, Santos: Pa frikë ndaj Marokut. CR7? Lëreni të qetë

Uncategorized | 4 vite më parë

Portugalia e Santos po përgatitet për ndeshjen ndaj Marokut, por situate me Ronaldon vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Çerekfinalet e Kupës së Botës 2022 në Katar janë një takim i rëndësishëm për luzitanët dhe trajneri Fernando Santos u përpoq të shuante polemikat rreth kampionit: “Ronaldo nuk më tha kurrë se donte të largohej nga kampi stërvitor. Është koha ta lëmë të qetë”. Megjithatë, pas stolit kundër Zvicrës, CR7 mund të nisë edhe ndeshjen kundër Marokut duke parë njëmbëdhjetë bashkëlojtarë të tjerë duke luajtur.

“Kjo është koha për të ndaluar polemikat – përsëriti Santos në konferencë – jemi takuarr ballë për ballë, por ai kurrë nuk kërcënoi me lamtumirë. Zakonisht i shpall formacionet në stadium para ndeshjes, por këtë herë fola më parë me  Ronaldon, sepse ai është kapiten dhe dikush që i ka dhënë kaq shumë Portugalisë”.

Trajneri Santos ka rrëfyer detajet e përballjes: “Kam folur me të një ditë para ndeshjes, në zyrën time. Ishte hera e parë që fola vetëm me të dhe i thashë se nuk do të niste na fillimi, duke konfirmuar se do të ishte i rëndësishëm gjatë ndeshjes. Ishte e qartë se nuk ishte i kënaqur, kjo është normale, por biseda ishte e qetë”.

Në çerekfinale shohin Marokun si kundërshtar: “Ka rezultuar një përzgjedhje shumë e fortë, jashtëzakonisht e organizuar dhe me lojtarë që luajnë për klube të rëndësishme. Ne do të duhet të gjejmë zgjidhje dhe nuk do të jetë e lehtë për ne dhe për ata”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme