Anglia, Southgate “kërcënon” Francën: Mund t’i bëjmë keq

Uncategorized | 4 vite më parë

Gareth Southgate ka prezantuar një Angli të guximshme, të bindur për mundësitë e saj përpara çerekfinales së Kupës së Botës kundër Francës. “Nuk ka kuptim të futemi në fushë në një ndeshje si kjo dhe të mendojmë për mbulim. Ne besojmë se mund të shkaktojmë probleme me lojën tonë dhe kemi ndërmend ta bëjmë këtë – tha trajneri anglez për ITV – Katër vjet më parë nëse do të kishim luajtur kundër Francës mund të kishim folur për një ndeshje të mirë, por sinqerisht nuk kishim asnjë paraqitje, përvoja të netëve të mëdha që mund të na jepnin vërtet besimin se mund të kishim fituar. Tani kemi pasur shumë nga ato netë dhe e dimë se në këtë fazë ndeshjet do të jenë shumë të barabarta, por ne dimë se kemi cilësitë për ta fituar”.

Në shtëpinë e Anglisë, dyshimi i madh është Raheem Sterling, i cili u rikthye sot në stërvitje me skuadrën pasi u kthye në Londër për t’i qëndruar pranë familjes së tij që ishin viktima të një grabitjeje. “Ne do të duhet ta vlerësojmë atë. Ai humbi shumë stërvitje dhe pati dy fluturime të gjata. Nuk është një gjendje e mirë për një ndeshje të këtij niveli, por le të shohim se si po ia del”, tha Southgate.

“Ai ndjeu nevojën për të mbështetur familjen e tij dhe për të qenë pranë saj dhe ky është një vendim i thjeshtë për mua: duhet të mbështes lojtarin. Ka raste për çdo individ kur familja bëhet më e rëndësishme. Unë e kam mbështetur gjithmonë. Sigurisht që dua të kem lojtarët më të mirë në dispozicion dhe dua të fitoj ndeshje futbolli. Por si menaxher duhet të pranosh se ka momente të caktuara në jetën e njerëzve që janë më të rëndësishme në një moment të caktuar”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme