Kaka zbulon: Jo të gjithë në Brazil mbështesin Seleçaon

“Është e çuditshme të thuhet, por jo të gjithë në Brazil janë tifozë të ekipit kombëtar. Shumë në Brazil flasin për Neymar në një mënyrë negative. Ndoshta do të jetë për shkak të politikës, fakti është se brazilianët ndonjëherë nuk dinë të njohin madhështinë e talenteve të tyre”. Ky është mendimi i ish-kampionit të Milanit dhe Seleçaos, Ricardo Kaka, në një intervistë për BeIn Sports. Legjenda e futbollit brazilian merr në mbrojtje edhe Ronaldo ‘Fenomenin’. “Në Brazil Ronaldo shihet si një burrë i shëndoshë që ecën në rrugë, në Katar ai merr komplimente sa herë që kalon pranë tifozëve – shtoi ai – Fatmirësisht ka edhe nga ata që e duan në vendlindjen e tij, por unë shoh më shumë respekt për të jashtë. Nuk e di pse, por jashtë vendit shihet ndryshe”.
Kakà dhe Ronaldo fituan Kupën e Botës 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni, e fundit në histori për ngjyrën verdheartë, në thatësirë për 20 vjet dhe në kërkim të një triumfi të gjashtë. Lojtari i ardhshëm i Milanit, vetëm 20 vjeç në atë kohë, luajti vetëm një ndeshje kundër Kosta Rikës, ndërsa Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola, dy prej të cilëve u shënuan në finale kundër Gjermanisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



