Pelé brohoriti nga spitali, brazilianët për O’Rey: Shërohu shpejt

Pelé bën tifo për Brazilin nga spitali ku po trajtohet për një infeksion respirator të rënduar nga COVID-19 dhe tifozët në tribuna tregojnë gjithë dashurinë e tyre për O’Rey me një baner gjigant dhe një mesazh: “Shërohu shpejt”. “Do ta shikoj ndeshjen nga spitali dhe do të bëj tifo për secilin prej jush. Ju lumtë!” shkroi 82-vjeçari në Tëitter përpara ndeshjes.
Pele u shtrua në spital të martën dhe disa anëtarë të familjes thanë se ai nuk ishte në rrezik për vdekje. Kampioni i madh brazilian po i nënshtrohet edhe kimioterapisë në luftën kundër kancerit. Ai pritet të largohet nga spitali Albert Einstein në São Paulo pasi të shërohet plotësisht nga infeksioni i frymëmarrjes, megjithëse as familja e tij dhe as spitali nuk e dinë se kur mund të ndodhë kjo.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



