Gjermania nën akuzë, zbulohet plani i pabesueshëm

Uncategorized | 4 vite më parë

Një fund që askush nuk do ta imagjinonte: Gjermania eliminohet në fazën e grupeve të Botërorit. Gjermanëve nuk u mjaftoi fitorja ndaj Kosta Rikës, me Japoninë që, duke mposhtur Spanjën, dënoi skuadrën e Flick me vendin e tretë në grupin E. Një makth i vërtetë, me eliminimin e Gjermanisë për herë të dytë radhazi në grupe pas 2018. Fansat dukshëm të tërbuar edhe për një detaj të zbuluar nga Bild.

Siç raporton gazeta gjermane, federata në fakt kishte rezervuar një fluturim kthimi përpara ndeshjes vendimtare me Kosta Rikën, një detaj që e bën eliminimin të rëndojë edhe më shumë. Prandaj Gjermania do të niset të premten në orën 14:30 për në Frankfurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme